10 politikanët që harxhuan lekët e popullit me k*rva

0
281

Evropa ka pasur racionin e saj të historive të skandaleve seksuale por, mbase, përveç Britanisë së Madhe, vende të tjera janë më tolerante ndaj paqëndrueshmërisë së liderëve të tyre. Në listën e mëposhtme përfshihen politikanë të cilët njihen si Don Zhuanë të thekur.

Në vend të parë qëndron ish-presidenti amerikan Xhon Kenedi, i cili është, mbase, plejboji më i famshëm në politikë. Ai ishte i përfshirë gjithnjë në ndonjë marrëdhënie jashtëmartesore, pavarësisht faktit se kishte një bashkëshorte të bukur.

Të dashurat e tij përfshijnë mjaft femra të famshme të kohës kur ai ka jetuar. Në kohën kur Kenedi ishte president në SHBA marrëdhëniet jashtëmartesore të presidentit kalonin pa u kthyer në fenomen kombëtar nga njerëzit.

Xhon Kenedi, Ish-president i SHBA-së


Xhon Kenedi është mbase plejboji më i famshëm në politikë. Ai ishte i përfshirë gjithnjë në ndonjë marrëdhënie jashtëmartesore, pavarësisht faktit se kishte një bashkëshorte të bukur. Të dashurat e tij përfshijnë mjaft femra të famshme të kohës, kur ai ka jetuar. Në kohën, kur Kenedi ishte president në SHBA marrëdhëniet jashtëmartesore të presidentit kalonin pa u kthyer në fenomen kombëtar nga njerëzit.

Femrat me të cilat ka pasur lidhje: Angie Dickinson, Jayne Mansfield, Marilyn Monroe, Zsa Zsa Gabor etj.

Silvio Berluskoni, Ish-kryeministër i Italisë

Ish-kryeministri miliarder i Italisë është futur jo pak herë në telashe, për shkak të femrave. Ai është aq i dashur me femrat sa kjo e bën shpeshherë të jetë protagonist i skandaleve. Në një rast, kur ai i tha ministres së kabinetit të tij se do ishte martuar me të nëse do ishte beqar, ai u detyrua më pas t’i kërkonte falje publike bashkëshortes së tij, me të cilën ka sërish probleme për shkak të bëmave të tij.

Femrat me të cilat ka pasur lidhje: Nuk janë pak, përflitet me dhjetëra.

Pierre Trudeau, Ish-kryeministër i Kanadasë

Kryeministri karizmatik dhe pompoz i Kanadasë ishte njëkohësisht reformator i vendit, si dhe një plejboj serial. Ai preferonte të kishte lidhje veçanërisht me personazhet e famshme. Kur ishte në të 50-at e tij ai u martua me një vajzë 22-vjeçare dhe pas divorcit pati dhe një vajzë të jashtëligjshme. Pas vdekjes së tij në vitin 2000, një biografi e përshkruante Trudeau-n e ri si të parezistueshëm për femrat.

Femrat me të cilat ka pasur lidhje: Barbara Streisand, Kim Cattrall, Margot Kidder.

Nikolas Sarkozi, Ish-president i Francës

Ashtu siç Putin ka femrat e tij të bukura në parlament, edhe Sarkozi nuk mbetej prapa në këtë drejtim. Fakti se kabineti i tij ishte i mbushur me femra elegante ishte një fakt domethënës i imazhit të tij. Ai është martuar tre herë, dy prej tyre janë ish-modele dhe në një farë mënyre gjithnjë ia ka dalë të ketë marrëdhënie jashtëmartesore, pavarësisht bashkëshorteve të bukura.

Femrat me të cilat ka pasur lidhje: Cecilia Ciganer-Albeniz, Anne Fulda, Carla Bruni.

Çarli Uilson,Kongresmen amerikan


I përjetësuar nga filmi i vitit 2007 të Aaron Sorkin, kongresmeni nga Teksasi ka qenë akoma më shumë se ç’paraqitet aty, një plejboj që u shkonte nga mbrapa femrave. Stafi i tij quhej “Charlie’s Angles (Engjëjt e Çarlit). Atij i pëlqente të bënte një jetë luksoze, të frekuentonte makina që binin në sy, klube me emër e të shoqërohej me femra të bukura.
Femrat me të cilat ka pasur lidhje: Liz Wickersham, Joanne Herring, Diane Sawyer.

Fransua Mitterrand, Ish-president i Francës

Fransua Miterrand është shquar si një burrë që i pëlqente të joshte gratë. Përveç kësaj, presidenti i Francës, i cili tashmë nuk jeton më, gjatë presidencës së tij kishte një jetë të dyfishtë. Përveç bashkëshortes, ai kishte dhe një të dashur, nga e cila pati një vajzë të paligjshme. Sidoqoftë, edhe pse një pjesë e shtresës së lartë të Parisit e dinin një gjë të tillë, askush s’e mori mundimin t’ia bënte të ditur publikut këtë fakt.
Femrat me të cilat ka pasur lidhje: Ai ka pasur shumë histori, por më publikja është e dashura e tij Anne Pingeot.

Adam Klejton Pauell, Jr.,Ish-kongresmen amerikan

Kongresmeni elegant afrikano-amerikan nga Harlemi dhe figura e shquar e lëvizjes së të drejtave civile, shërbente si kongresmen në një kohë kur ai karakterizohej si “arrogant, por me stil”. Në autobiografinë e tij, Powell e pranon e më pas e refuzon kritikën se ai ishte një burrë që i pëlqente shoqëria e femrave. Këto femra, nuk ishin vetëm vajzat e bukura që mbante pranë, por edhe tre bashkëshorte të shquara.
Femrat me të cilat ka pasur lidhje: Isabel Washington, Hazel Scott.

Vladimir Putin, President i Rusisë


Putin ka një grup femrash tërheqëse që kanë marrë emrin prej tij, i cili konsiderohet shpesh si President pa bluzë i Rusisë, për shkak të fotove të tij, ku shfaqet i zhveshur nga mesi e lart. Ai vendosi se partia e tij s’ishte sa duhet e paraqitshme ndaj mori në parlamentin rus një grup femrash tërheqëse, pjesa më e madhe atlete të cilat quhen “Putinskie Krasotki”.
Femrat me të cilat ka pasur lidhje: Është përfolur vetëm Alina Kabaeva, e cila është një gjimnaste e bukur 26-vjeçare.

Vaclav Havel, Ish-president i Çekisë

Dramaturgu dhe presidenti i Çekisë, Vaclav Havel ka qenë gjithashtu një plejboj famëkeq. Biografi i tij, John Keane shkruan se Havel i tregonte gjithnjë gruas së tij, Olga, për marrëdhëniet e tij jashtëmartesore. Havel, tha njëherë për një revistë çeke: “Unë jam një burrë normal, i cili nuk i shmanget botës femërore”.
Femrat me të cilat ka pasur lidhje: Anna Kohoutova, Dagmar Veskrnova, Jitka Vodnanska.

Bill Klinton


Mund të thuhet pa frikë se ish-presidenti amerikan, Bill Klinton ka marrë aq shumë akuza për ngacmim seksual gjatë kohës që ishte në detyrë, saqë mund të ishte dhe në krye të listës. Por, vetëm një nga marrëdhëniet e tij u konfirmua publikisht. Skandali “Lewinsky” e vuri ish-presidentin amerikan Bill Klinton në qendër të një skandali seksual me praktikanten Monika Levinski.

Femrat me të cilat ka pasur lidhje: Elizabeth Ward Gracen, Gennifer Flow.

Fransua Hollond

Rasti më i fundit është ai i presidentit francez Fransua Holond. Para dy vitesh revista “Closer” shkruajti për lidhjen e presidentit me aktoren 41-vjeçare, Zhuli Gaje. Ai nuk hodhi poshtë çfarë ishte shkruar por protestoi kundër asaj që e quajti “pushtimi i privatësisë”. Fransua Holond nuk është martuar asnjëherë. Partnerja e mëparshme e tij ishte politikania socialiste Segolen Ruajal, dhe më pas gazetarja Valerie Treueiler.

SHARE