12 institucione shëndetësore do të marrin 40 inkubatorë

0
229

Dymbëdhjetë objekte shëndetësore do të marrin 40 inkubatorë për kujdes intensiv, vendosi qeveria në mbledhjen e djeshme. Klinika universitare e gjinekologjisë dhe obstetrikës – Shkup do të marrë 24 inkubatorët, Klinika për fëmijë gjashtë dhe 10 inkubatorë do të dorëzohen në dhjetë objektet shëndetësore në vend
“Në mbledhje, Qeveria miratoi një vendim për dhënien në shfrytëzim të përhershëm të tetë inkubatorëve për kujdes intensiv në Institucionin e Shëndetit Publik, dhe një vendim për dhënien në shfrytëzim të përhershëm të gjashtë inkubatorëve në Klinikën Universitare për sëmundje të fëmijëve në Shkup”, thuhet në njoftimin e qeverisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në të shtohet se me propozim të Sekretariatit të Përgjithshëm të Qeverisë të RM-së, Qeveria miratoi një vendim për shfrytëzim të përhershëm të edhe 16 inkubatorëve në Klinikën Universitare të Gjinekologjisë dhe Obstetrikës, Shkup, si dhe 10 inkubatorë në spitalet klinike dhe të përgjithshme Shtip, Tetovë, Strugë, Prilep, Ohër, Manastir, Kumanovë, Gostivar dhe Strumicë, dhe spitalin special për gjinekologji dhe obstetrikë të Çairit në Shkup.

SHARE