4 milionë paund drogë në Britani, ja dënimi për shqiptarët

0
208

Anëtarët e një bande shqiptare të drogës janë dënuar me burg në Britani, pasi autoritetet u gjetën një sasi kokaine me vlerë më shumë se 4 milionë paund.

Kreu i grupit, Mark Gurini u arrestua në një pikë karburanti pranë shtëpisë së tij në Buckhurst Hill, Shtatorin e shkuar pas një hetimi të kryer nga Agjencia Kombëtare e Krimit dhe Policia Metropolitane.

Oficerët kontrolluan fillimisht makinën e 26-vjeçarit, ku gjetën të fshehur 2 kilogramë kokainë dhe një mjet identifikimi italian të falsifikuar.

Ndërsa nga kontrolli në apartamentin e tij në Queens, Gurinit iu gjetën 49 kilogramë kokainë, si dhe prova të tjera që treguan se banda e përdorte pronën si bazë për aktivitetin e tyre criminal, shkruan tvklan.al

Ndër to përfshihej një sasi prej 100 mijë paund kesh, një peshore, si dhe pajisje të tjera për paketimin e drogës.

Më herët, po gjatë atij muaji, autoritetet kishin vënë në pranga dy pjesëtarë të tjerë të bandës, shqiptarin Arbian Celaj, 25 vjeç dhe 22-vjeçarin Abubaker Mohamed.

Secilit prej tyre iu gjet nga 1 kilogramë kokainë. E gjithë droga e sekuestruar nga ky operacion, përllogaritet se do se kapte vlerën e rreth 4.2 milion paund, nëse do të hidhej në treg.

Të tre të pandehurit u shpallën fajtorë të premten, teksa dolën në gjykatën e Blackfriars. Gurini u dënua me 8 vjet burg, Celaj me 5 vjet, ndërsa Mohamed me 3 vjet heqje lirie.

SHARE