Nuk bëj shou me jetën time!

0
248

“Pse gjithmonë je e rezervuar për jetën tënde private?”, është pyetje e shpeshtë që i bëhet Leonora Jakupit, e cila edhe për lidhjen e saj, të cilën e ka pranuar qe sa kohë, nuk flet fare, pavarësisht ngacmimeve që i bëhen nga mediet, shkruan Kosovarja.

“Nuk bëj shou me jetën time. Gjërat e shtrenjta nuk mund t’i ndash me këdo. Ekspozimi për çdo gjë është i lodhshëm dhe bëhet bajat edhe për lexuesit, aq më shumë për fansat e mi, të cilët nuk kam dëshirë t’i zhgënjej asnjëherë, kurrë”, shprehet këngëtarja, e cila, pa mëdyshje, heshtjen e saj në aktivitetin muzikor do e shpërthejë së shpejti me ndonjë projekt të ri.
Dihet se Leonora nuk punon vetëm që të ketë sa më shumë këngë, por bën këngë që kanë vlerë dhe të pranuara dhe të pëlqyera për të gjitha moshat.

SHARE