Po analizohen materialet e konfiskuara gjatë kontrolleve

0
208

PSP po analizon materialet e marrura gjatë kontrolleve në zyrat dhe shtëpitë e personave të cilët janë të dyshuar në publikimin e sekreteve zyrtare, deklaroi sot prokurorja speciale, Katica Janeva.
E pyetur nëse të dhënat e marrua nga ish-kryetari i Gjykatës Penale, Vlladimir Pançevski, tregojnë se janë nxjerru informacione për presidentin Gjorge Ivanov para vendimit të tij për falje, Janeva tha se akoma nuk mund të komentojë pasi po bëhen analiza.

 

Ajo shtoi se me ndihmë të MPB-së, mbrëmë është kryer kontroll edhe në shtëpitë e tre personave tjerë për të cilët kanë pasur urdhër, si dhe kontroll personal tek Vlladimir Pançevski.

Janeva sot mori pjesë në diskutimin “Dyshim në favor të të pandehurit – fajtor përtej dyshimit të arsyeshëm”, që u organizuan nga Shoqata për të drejtë penale dhe kriminalistikë në Maqedoni dhe Misioni i OSBE-së në Shkup.

SHARE