Tha se shpenzonte shumë për shopping por ja ku “kapet mat”

0
389

Personazhet publike reklamojnë jetën e tyre të shtrenjtë, me udhëtime, rroba të shtrenjta, makina luksoze. Thonë se shkojnë nëpër dyqanet dhe firmat më të njohura, duke shpenzuar shuma marramendëse. Por, shpesh ata kanë dalë blof, dhe u është zbuluar se blejnë rroba si të gjithë njerëzit e thjeshtë. Kështu ka ndodhur edhe me këngëtaren e njohur Adelina Tahiri, e cila reklamon në rrjetet sociale, rrobat e markave të njohura.

Por, “Vipat e Bllokut”, kanë publikuar një foto të këngëtares, e cila kërkon të blejë bluza me çmim prej 8 eurosh.

“Adelina Tahiri para disa muajsh the që harxhon shopping 150 mijë euro në muaj. Me bluzë 8 euro?”, shkruhet bashkangjitur fotos. Deri tani, nuk ka pasur asnjë reagim nga këngëtarja.

SHARE