Bën 15 mijë km rreth botës me biçikletë, por ia vjedhin në vendin ku më pak e priste

0
262

Një i ri francez i cili kishte ndërmarr përsipër të bënte një udhëtim me biçikletë nga Hong Kong në drejtim të Francës. Ai kishte 11 muaj që po udhëtonte dhe kishte bërë 15000km. Ai ka bërë një lajmërim në facebook ku kërkon ndihmë, pasi përveç vlerës monetare ato sende kanë një vlerë sentimentale shprehet ai. Ngjarja ka ndodhur në Castel Volturno, në provincën e Caserta.

“Më kanë vjedhur biçikletën. Më ndihmoni ta gjej së bashku me bagazhet (kamer, iphone, çadër kampingu, veshje, syze dielli…)”, shkruan ai.

Mes shumë njerëzve që kanë komentuar ndjehet shumë turp: ’Gjithmonë tek ne ndodhin këto gjëra’, ‘Welcome to Italy’, po ka nga ato të cilët mendojnë se janë emigrantët ata që e kanë bërë këtë: “Për fat të keq Castelvolturno është një qytet me një prezencë të madhe emigrantësh. Me vjen keq ta them po biçikleta jote ka humbur përgjithmonë”, përgjigjet një tjetër komentues..

SHARE