Laura Nezha flet për herë të parë për lidhjen e saj

0
788

Laura Nezha është një nga aktoret më simpatike shqiptare dhe që gjithnjë publikut nuk ka dashur t’i ofrojë më shumë sesa punën e saj, duke e mbajtur sa më sekret jetën private.

Megjithatë nuk ja ka dalë dot pasi prej disa kohësh kanë qarkulluar disa foto të saj gjatë një mbrëmjeje me një djalë.

Më vonë u bë e ditur se djali që i ka rrëmbyer zemrës Laurës quhet Hasan Jero dhe është biznesmen. Por për të më në fund ka vendosur të flasë vetë Laura.

E ftuar tek “Rudina”, aktorja zbuloi se sot, ajo dhe i dashuri festojnë 6 vjetorin e lidhjes.

“Ai merret me biznes. Nuk ka dëshirë të jetë person publik dhe unë e respektoj. As mua nuk më ka pëlqyer të jem çifti mediatik. Unë jam e rezervuar. Ne kemi një lidhje shumë të qetë, vitet e tregojnë këtë”, u shpreh Laura.

E pyetur nëse jetojnë bashkë, Laura u përgjigj me “Jo”, por shtoi se kanë menduar ta bëjnë edhe këtë hap, por për momentin po merren me biznesin që kanë hapur të dy, një studio mjekësore estetike.

Megjithatë e pyetur për propozimin Laura u shpreh se as ajo dhe as i dashuri nuk janë tradicional ndërsa për martesën aktorja tha se nuk është ajo vajza që ëndërron fustanin e bardhë dhe nuk i ka qejf ceremonitë duke lënë të kuptohet se nga ajo nuk do të shohim një dasmë.

SHARE