Një djalë e humbi jetën në Saraj pasi një shtyllë e thyer e golit ra mbi kokën e tij

0
233

 

Nëntëmbëdhjetë vjeçari B.S. nga fshati Ropalcë, Kumanovë, ka vdekur si pasojë të lëndimeve që i ka marrë kur mbi të ra një shtyllë e golit në fushën për futboll në Saraj. MPB-ja kumtoi se djaloshi me lëndime të rënda në kokë dje pasdite është sjellur me automjet privat në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “8 Shtatori”, ku edhe ndërroi jetë. B.S. rreth orës 14 derisa ka qenë në fushën për futboll në Saraj, është kapur me duar për shtyllën e golit, pas çka ajo është thyer dhe ka ra mbi kokën e tij. Policia po ndërmerr masa për ndriçimin e rastit.

SHARE