Fergie si Era Istrefi, sjell “Redrum” (Video)

0
275

Fergie ditë më parë ishte temë e mediave rozë botërore për shkurorëzimin me bashkëshortin, Josh Duhamel

Por, kësaj radhe këngëtarja amerikane ka sjell një këngë të re si pjesë e fushatës reklamuese të veshjeve “Carine Roitfeld”.

Në videon e këngës shfaqen disa modele që pozojnë me veshjet e koleksionit të verës së vitit të ardhshëm të markave botërore “Dior” dhe “Chanel”.

Klipi është quajtur ‘Fergie x CR Fashion Book: REDRUM’, pasi sfondi i të gjitha modeleve ka ngjyrën e kuqe.

Ndërkohë që kënga e parë e Era Istrefi për tregun e huaj quhet Redrum dhe pati një sukses shumë të madh.

“Redrum” i këngëtares shqiptare është shikuar deri më tani mbi 30 milionë herë në YouTube.

Ndryshe, Era është duke punuar në projekte të reja muzikore pas klipit me reperin amerikan, French Montanën.

SHARE