Arrestohet Milaim Zeka

0
233

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për arrestimin e deputetit të Nisma për Kosovën Milaim Zeka.

“Mund të ju konfirmojmë se sot Policia e Kosovës ka intervistuar personin me inicialet M.Z., lidhur me veprën penale që ndërlidhet me “mashtrim” dhe shmangie nga tatimi”, kanë deklaruar zyrtarët policor.

Sipas tyre, lidhur me këtë rast Policia e Kosovës të gjitha veprimet e mëtejme do t’i ndërmerr në konsultim dhe koordinim me prokurorinë kompetente.

Deputeti i Nismës, Milaim Zeka, para pak çastesh është arrestuar nga Policia.

Mësohet se gjatë orëve të para të pasditës së sotme policia në Prishtinë e ka arrestuar deputetin e Kuvendit, Milaim Zekën.

Arrestimi i Zekës ka ndodhur pak ditë pasi media ka publikuar hulumtimin për këtë skandal me viza, në të cilin dyshohet se Zeka ka qenë i implikuar, duke krijuar një biznes të tillë bashkë me partnerin e tij biznesmen Ilir Kransiqi.

SHARE