Ariu gjigant tmerron fshatin në Elbasan

0
200

Një ari me përmasa të mëdha duket se është duke tmerruar banorët e fshatit Polis Vilë në qytetin e Elbasanit. Ata bëjnë me dije se ariu u ka sjellë shqetësime si ditën edhe natën, aq sa nuk dalin dot më nga shtëpitë e tyre.

Bazuar në dëshmitë e banorëve, ariu ka përmasa të mëdha dhe nuk e frikëson asgjë. Ai po ha çfarë i del përpara duke shkaktuar dëme. Madje, edhe qentë janë trembur prej tij.

Në këtë situatë të pashpresë, siç shkruan Infoelbasani, banorët kanë kërkuar ndihmën e policisë, ndërsa për të kapur ariun është krijuar një grup i posaçëm, por edhe ky grup ka frikë ti afrohet.

Priten specialistë nga Kosova që ta paralizojnë kafshën e madhe.

SHARE