PDSH bëhet gati për në Qeveri

0
197

 

Partia Demokratike Shqiptare, cila pritet të jetë partneri i tretë në koalicionin qeverisës LSDM-BDI është duke përgatitur listën me kuadrot e saj që do të bëhen pjesë e Qeverisë, me largimin e Aleancës për Shqiptarët të Zijadin Selës. Mësohet se PDSH ka mbledhur kryesinë e partisë për të përcaktuar kuadrot e saj që do të hyjnë në Qeveri, duke zëvendësuar ato të Aleancës për Shqiptarët. Këto ndryshime priten pas situatave të krijuara dhe aleancave mes partive shqiptare për në raundin e dytë të zgjedhjeve. Marrëveshja më e fundit mes Aleancës së Shqiptarëve dhe Lëvizjes Besa për të formuar koalicion për raundin e dytë zgjedhor vuri në pikëpyetje pozicionin e Aleancës së Shqiptarëve në Qeveri. Veprim ky që u pasua edhe me lajmin për vendimin e marrë mes LSDM – BDI për të përjashtuar këtë parti nga koalicioni qeverisës. Arsyet që kanë shtyrë këto dy subjekte në një hap të tillë lidhen edhe me rolin destabilizues dhe lojën e dyfishtë që mund të luajë VMRO-DPMNE, si partnere e fshehtë e Lëvizjes Besa në raundi ne parë të zgjedhjeve. Mësohet se dy partitë në Qeveri kanë rënë dakord që duhet të frenojnë VMRO-DPMNE të vijojë me krijimin e politikave destabilizuese edhe bashkëpunime në vend. Për vetë PDSH ky do të jetë rikthim pas afro një dekade në Qeveri. Për herë të fundit ky subjekt politik ishte pjesë e Qeverisë në periudhën e shkurtër 2006-2008, si partnere në koalicionin qeverisës me VMRO-DPMNE.

SHARE