Shqiptari nga Haraçina shtypet për vdekje nga kamioni me dru

0
245

Sabri Shabani, 60-vjeç nga Haraçina, ka humbur jetën dje në orët e mbrëmjes pasi është shtypur nga një kamion që po transportonte dru. Gjatë aksidentit është lënduar edhe 6-vjeçari Omer Shabani, i cili është nip i të ndjerit.

I mituri është dërguar në Klinikën e Shkupit dhe gjendet jashtë rrezikut për jetën.

Dëshmitarët e pranishëm në vendin e ngjarjes kanë treguar se trupi i të ndjerit është shtypur nën gomat e kamionit dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme, për shkak dhe të tonazhit të lartë që mbarte kamioni.

Dëshmitarët po ashtu kanë treguar se viktima në përpjekje që të shpëtonte nipin e tij ka gjetur veten nën rrotat e kamionit. Dinamika e aksidentit akoma nuk është e qartë dhe policia po punon për të zbardhur tërësisht këtë ngjarje të rëndë.

 

SHARE