Ilda rrëfehet për futbollistët që e gjuajnë dhe propozimet e çmendura

0
221

Ilda Bejleri, një nga moderatoret sportive më tërheqëse në Shqipëri, ka rrëfyer gjithçka në një intervistë për revistën “Who”

Me një karrierë të gjatë në televizion, gazetarja e “Supersport” ka treguar shumë pak për jetën e saj private. Ilda zbulon detaje për futbollistët që e gjuajnë, buqetat me lule që i shkojnë në redaksi si dhe propozimet e çmendura në Instagram.

Je një nga gazetaret më të suksesshme të sportit. Si mendon, pse u pëlqen kaq shumë njerëzve?

Faleminderit! (qesh) Mendoj nga fakti që jam origjinale, jam e njëjta si në ekran ashtu edhe në jeten e përditshme.

Nga 1-10, sa të gjuajnë futbollistët?

Hahahah shhhht!

Ka ndodhur deri tani që ndonjëri është “marrosur” pas teje duke këmbëngulur për të pasur diçka më shumë?

Po ua le juve ta gjykoni, dhe imagjinoni…

A kanë ardhur shpesh buqeta për ty në redaksinë e “Supersport”?

Kane ardhur por nuk i kam bërë asnjëherë publike. Buqetat janë gjithmonë të bukura!

Të kemi parë të raportosh nga stadiumi me veshje shumë seksi. Pse kjo zgjedhje? Është dikush që kujdeset për imazhin tënd?

Mendoj që nuk kanë qenë aq seksi sepse pothuajse gjithmonë kam patur një xhaketë të veshur. Po me sa duket unë edhe me xhaketë dukem seksi… Gjë e mirë, apo jo? (buzëqesh).

Sukses ke dhe në Instagram e kushedi sa mesazhe private merr… I lexon të gjitha? Do na e thuash propozimin më të “çmendur” që ke marrë?

Ështe diçka shumë e bukur të kesh tërë ata njerëz që të ndjekin dhe realisht ndihem shumë krenare dhe mirënjohëse për këtë fakt. I lexoj pothuajse të gjitha mesazhet në Instagram, në Facebook pak më pak. Propozime dhe fjali ka nga më të ndryshmet dhe ka shumë që mund t’i konsideroj propozime të çmendura. Por ato që më bëjnë çudi janë kur disa nga ndjekësit shkruajnë shumë gjatë në Instagram dhe pa pushim.

Prej vitesh tashmë nuk dimë konkretisht asnjë histori dashurie të Ilda Bejlerit. Na rezulton pak e vështirë të besojmë që një vajzë kaq e bukur të jetë vetëm. Do na zbulosh ndonjë sekret?

“(qesh) Edhe mua më duket e vështirë ta besoj…”.

SHARE