Të rinjtë shpërndajnë falas Kur’anin në sheshet e Prishtinës

0
252

Iniciativa studentore e vullnetit të mirë ka zhvilluar sot një aktivitet humanitar, ku kanë bërë shpërndarjen falas të Kur’anave shqip-shqip dhe Kur’anave arabisht-shqip, si dhe disa broshurave për njohurit rreth librit të shenjët, Kur’anit, në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Kjo është bërë për nderë të Natës së Kadrit, natë në të cilën filloi zbritja e Kur’anit, ku vlera e kësaj nate është më e mirë se një mijë muaj, studentët e “ISVM-së” shpërndarjen e Kur’anave e shoqëruan edhe me recitim te Kur’anit live nga disa prej studentëve.

Edhe pse sot ishte nga ditët më të nxehta të muajit, vullneti i studentëve për të kontribuar kalonte çdo pengës.

“Ne këtë aktivitet janë shpërndarë mbi 500 Kur’ana. Interesimi ka qenë shumë i madh, çdo gjë ka shkuar mirë. Ky popull është i etur për ta mësuar fenë e Zotit.

Andaj u afruam te ata të cilët nuk i kemi nëpër xhamiat tona” u shpreh kryetari i kësaj iniciative, Artan Jashari.

SHARE