Nuk preferon meshkujt milioner

0
186

Olya Abramovich e cila edhe përkundër spekulimeve nuk ka lidhje farefisnore me miliarderin Roman Abramovich, është lindur dhe rritur në Perm në Rusinë perëndimore, ku edhe ka filluar karrierën e saj të modelimit

Por në vend që të zhvendosej në qytetet metropolitane në të cilat ka mundësi të panumërta për modelet e reja, siç është Londra dhe Los Anxhelosi, Olya kishte vendosur që të qëndroj në Rusi.

Dhe vendimi i saj ishte më se i drejtë, pasi shumë shpejt ka arritur të bëj miliona fansa në rrjetet sociale, kjo falë fotove dhe videove tejet të nxehta të cilat rregullisht i poston në llogaritë e saj në këto rrjete.

Për të nuk është i panjohur pozimi gati tërësisht i zhveshur, e po ashtu vallëzimi erotik në video të nxehta, me të cilat ajo magjeps miliona adhuruesit e saj. Dhe ajo këtë e bën vërtetë me kënaqësi të madhe.

“Kurrë nuk kam qenë një vajzë e turpshme. I kam adhuruar femrat të cilat kanë pasur guximin që të promovojnë trupin e tyre seksi, sepse mendoj se në këtë nuk ka asgjë të keqe. Pse mos të tregosh diçka për të cilën ndjehesh krenare. E tillë jam edhe unë. Jam falënderuese që kam një trup dhe një bukuri të këtillë të cilën mund ta shfaq pa ngurrim”, ka deklaruar bukuroshja gjatë një interviste.

Dhe ajo insiston se kurrë nuk është tërhequr nga një mashkull i cili ka milionat në banka. Ajo thotë se nëse i pëlqen një mashkull për nga natyra dhe sjelljet, atëherë ai nuk ka nevojë të jetë i pasur apo i famshëm. Mjafton që ai t’i shkaktojë të dridhura në zemrën e saj.

“Ajo që pëlqej më shumë tek një mashkull, është trupi i gjatë dhe i formësuar mirë. Pastaj e adhuroj humorin e tij, por edhe qëndrimin. Mashkulli me të cilin dua të lidhem, duhet të jetë edhe kapiteni im i cili më jep urdhra.

E pëlqej zërin e ashpër të një mashkulli dhe nëse ai ka edhe trup të gjatë dhe me muskuj, atëherë i ka plotësuar të gjitha kërkesat e mia”, është shprehur bukuroshja. Ajo thotë se sikurse që ka hobi peshkimin, ajo e pëlqen edhe të peshkoj meshkujt e bukur dhe këtë e bën me sukses.

SHARE