5 nga viktimat e New York-ut ishin shokë të ngushtë

0
222

Dalin të tjera detaje nga sulmi i ndodhur në New York, ku mbetën të vrarë 8 persona dhe u plagosën 15 të tjerë.

Pesë prej viktimave ishin shokë të ngushtë të cilët kishin ardhur nga Argjentina për të vizituar qytetin dhe për një ribashkim të shokëve të shkollës.

Ariel Erlij, Hernán Diego Mendoza, Diego Enrique Angelini, Alejandro Damián Pagnucco dhe Hernán Ferruchi u vranë nga sulmi i Sayfullo Habibullaeviç, 29 vjeç i cili pasi përplasi me makinë turmën e njerëzve qëlloi edhe me armë në drejtim të tyre.

Gjithashtu shoku i gjashtë i tyre Martin Ludovico Marro, u plagos dhe ndodhet në spital.

Më tragjik është fakti që Erlij, i cili drejtonte një fabrikë çeliku në Argjentinë, kishte paguar nga xhepi i tij për të siguruar që dy prej miqve të mund të ishin atje, raportoi BBC.

SHARE