Benardi shpërthen pas ndarjes nga Xheni: M’vjen keq për ty sa poshtë ke ra

0
434

Ndarja e Xhenit dhe Benardit po komentohet shumë në media e rrjete sociale, kjo sepse çifti jo vetëm që i dhanë fund, por tani kanë filluar edhe të injorojnë njëri-tjetrin me komente e statuse.

Pas ndarjes çifti i ka fshirë të gjitha fotot që kishin bashkë në Instagram ndërsa Xheni kishte ruajtur një foto ku shfaqeshin dy bluza të stampuara me foton e tyre, dhuruar nga fansat, foto të cilën Benardi iu lut Xhenit ta fshinte, por ajo nuk e bëri. Pas komentit të tij (Shiko këtu), fansat shpërthyen kundër ish-banorit ndërsa Xheni i tha të shihte punën e vetë.
Pas këtij reagimi të ish-të dashurës dhe reagimeve të fansave, Benardi ka shpërthyer me një postim në Instagram ku shkruan se Xheni ka rënë poshtë me veprimin e saj.
“Më vjen keq për të gjithë fansat dhe njerëzit që kanë dashur që kjo lidhje të jetë në rregull, por disa gjëra kuptohen pa u thënë. Pjesa që nuk kuptoj është që njeriu bën aq shumë gjëra nga inati saqë ajo mola që ka brenda nuk e lë rehat.

Por para se të veprosh gjithmonë duhet të mendosh si të kanë fol të tjerët për mua. Më vjen keq që me fjalë të tepërta e ke rënduar dhe ti mendon se ke përfituar, por kur ta shohësh veten në pasqyrë do thuash: “Kuku sa poshtë paska shkuar, se vëmendjen e mirë kam kërku, po s’munda me e kontrollu!”.

Dashuri për të gjithë njerëzit që më kanë respektuar dhe që më respektojnë akoma. Veç (puthje) dhuroj për ju”

SHARE