Labi dhe Qëndresa fillojnë muajin e mjaltit

0
186

Moderatori Labinot Gashi së bashku me Qëndresa Bajramin kurorëzuan lidhjen e tyre me datën 15 tetor.

Lajmi për martesën e këtij çifti bëri bujë në mediat rozë,ku u përfol për mënyrën se si e mori nusen me tren që ishte ndër elementet që e bëri dasmën më të veçantë.

Një ditë më pas ai kishte organizuar dasmë përrallore me familjarët,miqtë dhe koleget e tyre.

E më pas ishte radha tek muaji i mjaltit,por meqenëse Labi ishte i angazhuar në punë nuk kishte mundësi të udhëtonte menjëherë pas dasmës.

Mirëpo, tani ata janë duke i shijuar pushimet ,ndërsa në rrjetet sociale ata kanë shpërndarë fotografitë e para buzë bregdetit.

SHARE