Bukuroshja vietnameze rrëmbeu kurorën e “Miss Globe 2017”

0
229

Mbrëmjen e kaluar, 55 bukuroshe nga vende të ndryshme të botës janë bërë bashkë në eventin e Miss Globe ku u shpall fituese Miss Vietnam

Në Tiranë u zhvillua konkursi i bukurisë ku pati tension të madh në momentin final, por kurora iu dha Khanh Ngan.

Në vendin e dytë u zgjodh Miss Philipinet, Nelda Ibe që është edhe shoqëruesja e parë e Miss-it.

Shqipëria u përfaqësua nga 16 vjeçarja Alesia Çoku, e cila fitoi vendin e tretë si shoqëruese e Miss-it.

Kosova u përfaqësua nga Nora Muja, e cila u shpall “Miss Fotogjenia”.

Ndërkohë që dy shoqërueset e tjera ishin Miss Siberia dhe vendin e katërt e rrëmbeu Cape Verde.

SHARE