Lëvizja BESA gati për të hyrë në Qeveri!

0
168

Lëvizja BESA do të shqyrtojë edhe mundësinë e përfshirjes së saj në Qeveri, pas paralajmërimeve të kryeministrit Zoran Zaev se po shqyrton mundësinë e zgjerimit të koalicionit qeverisës. Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi në një deklaratë për Tv21, nuk ka përjashtuar këtë mundësi, duke theksuar se nëse ka ndonjë moment të ri nga ana e kryeministrit apo ndonjë nismë nga faktori ndërkombëtarë për zgjidhjen e çështjeve të rëndësishme në vend, atëherë kjo parti do të jetë pjesë e zgjidhjeve edhe si pjesë e institucioneve.

“Ju e dini se kur ishim në negociata, sa kanë zgjatur negociatat, ishte vështirë për të hyrë apo për të mos hyrë. E njëjta situatë është tash, të gjitha mundësitë janë të hapura. Po them të shihen se cila është situata e re, ka ndonjë moment të ri apo jo. Nëse është e vjetër ne vazhdojmë me pozicionin tonë aty ku kemi qenë , por nëse ka ndonjë moment të ri qoftë edhe nga faktori ndërkombëtar, në ndonjë incativë për zgjidhjen e problemit të emrit dhe nëse kërkohet ndihma e Lëvizjes Besa, atëher jemi këtu për t’i ndihmuar vendit për në Nato dhe BE”, ka theksuar Gashi.

SHARE