Di Maria pranon se ka fshehur tatimin në Spanjë

0
182

Futbollisti i Paris Saint Germain, Angel di Maria pranoi të paguajë dy milionë euro dhe dënimin prej një viti në burg për shkak të fshehjes së tatimit në Spanjë.

Di Maria pranoi fajin se kishte fshehur 1,3 milion euro në Panama, të cilat i kishte fituar nga të drejtat e fotografive të tija më 2012 dhe 2013 derisa ishte në Real Madrid.

Ndryshe, dje Di Maria u dënua me një vit burg për shkak të fshehjes së tatimit. Ai u largua nga Reali më 2014 për të kaluar në Manchester United për një shifër rekorde të parave

SHARE