Vlerat e muzikës shqiptare po mbyten nga antivlerat

0
248

Një ndër emrat më të njohur të muzikës shqiptare, Myfarete Laze njihet gjerësisht nga shqiptarët kudo jetojnë, si këngëtaret e pakta shumë aktive në festivale. Vajza shkodrane iu përkushtua gjithë jetën muzikës duke i dhuruar thesarit kulturor shqiptar më shumë se 150 këngë. Në një intervistë për agjencinë e lajmeve NOA.al, 55-vjeçarja Myfarete Laze tregon jetën e saj artistike. Ndalet tek muzika e vendlindjes dhe shpjegon pse Shkodra është “pika e saj e dobët”. Thotë se muzika në Shqipëri po ecën mirë, por ngre shqetësimin se “vlerat po mbyten nga anti-vlerat”.

Intervistoi: Era Çela Kemi kohë që nuk ju kemi parë në ekran me këngë të reja, pse kjo shkëputje?

Gjatë këtyre viteve, po flasim 92 -2014 numëroj mbi 32 krijime të reja të kompozitorëve, Tish Daija, anketa muzikore e Radio Tirana, Edmond Zhulali, Alfred Kaçinari, Luan Barova në festivalet e RTSH, Kujtim Laro, Zef Qoba, Ardit Gjebrea, “Kënga Magjike” dhe fituese e çmimit Çesk Zadeja. Shumë e shumë përfaqësime në aktivitete të ndryshme të këngës popullore si kënga Çame “Çelo Mezani” që fitoi çmim të parë në festivalin ballkanik që u organizua në Turqi e u shpallëm kënga fituese, “E dua Çamërinë” e konpozitorit Sokol Marsi, teksti Shaban Zeneli e kënduar së bashku me Shaban Zenelin e Aleksandër Gjokën ku u nderuam me çmimin “Nderi i Kombit”, Çamëri o nur” me Luziana Tahirin e Shaban Zenelin, duetet me Frederik Ndocin “Si bylbyli në Pranverë”, “Jare për Shkodrën” me Gjok Vatën “Sa lule sjell pranvera”, Françesk Radin, Soni Malaj, Ervin Bushati, Anjeza Shahinin, Vëllezërit Korçarë etj etj, etj. Të shfaqura në ekrane të ndryshme Shqiptare. Po kam bashkëpunime të tjera, Klipin “Pranë njëri tjetrit” prodhim i “Sebastian production” me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë me këngëtarët” : Kejsi Tole, Xhensila Myrtezaj, Eliza Hoxha, Flaka, Arditi Cuni, Eltina, Bik Basta, A. D. A. Klipi i ri për krishtlindjet 2013, “ Të ndez një shpresë”. E pra, nuk janë pak apo jo!?

A do të kemi së shpejti projekt të ri? Nuk ka artistë pa projekte të afërta e të largëta. Punoj me studio profesionale dhe e rrethuar me miq e dashamirës që më vlerësojnë. Së bashku me të rinjtë që punojmë bashkë, pra ju jap mësime e teknikën e të kënduarit në muzikë e lehtë, po përgatitemi për videoklip të ri për festat e Nëntorit, Çlirimi i vendit dhe Pavarësia. E po ashtu edhe për Krishtlindjet e Vitin e Ri. Vitet përpara pluralizmit politik ishin më intensive në karrierën artistike tuajën dhe emrave të tjerë të asaj kohe. Megjithatë ju shquheni si këngëtare e dashur për publikun edhe pas viteve ’90. Duket se publiku jo thjesht nuk ju ka harruar, por nga njëra anë kanë nostalgji për ju dhe pjesa tjetër, dëshirojnë t’ju dëgjojnë edhe të rinjtë. Ndaj ta nisim me dy dekadat e fundit, si kanë qenë ato për ju? Që nga viti 1992 e deri aktualisht, unë numëroj mbi 32 krijime të reja. Që mbajnë firmën e kompozitorëve, Tish Daija, Edmond Zhulali, Alfred Kaçinari, Luan Barova, Kujtim Laro, Zef Çoba, Ardit Gjebrea, etj. Më vjen mirë që jam nderuar edhe me çmime të rëndësishme. Kurse ndjehem e lumtur që kam pasur shumë e shumë përfaqësime në aktivitete të ndryshme të këngës popullore dhe të muzikës së lehtë.

Festivali i Këngës në RTVSH mbetet evenimenti vjetor më i rëndësishëm i muzikës shqiptare. Ju keni marrë pjesë për shumë vite. A do të vazhdoni? Po, kam marrë pjesë në 17 festivale dhe jam e lumtur që jam nderuar me 12 çmime. Në fakt, unë kam qenë e pranishme në çdo festival të RTVSH si e ftuar nderi apo në juri. Nëse do të vazhdoj, më duhet t’ju them se artisti duhet ta nuhatë vetë se kur duhet të largohet apo duhet të qëndrojë ende në skenë. Spikatin në karrierën tuaj, këngët e muzikës shkodrane, plot 150 këngë. Duket sikur i keni kënduar një jetë të tërë Shkodrës… Atë që më fali Shkodra nuk do të ma falte asnjë qytet. Jam me fat që u linda në qytetin me dy lumenj, Drini dhe Buna, qyteti me liqen dhe det. Janë 150 këngë ku i këndohet bukurisë vajzërore, në qytetin e humorit, të kulturës, qytetit ku u ngrit për herë të parë banda muzikore shqiptare, klubi sportiv i sporteve të ndryshme, orkestra e parë simfonike e vendit, opera e parë shqiptare, dhoma e parë e tregtisë, konsullata e parë në vend, ajo e Austrisë, etj. etj.

Ky qytet meriton edhe një këngë të re, prandaj po punojmë me Frederik Ndocin një këngë shumë të bukur kushtuar Shkodrës, kompozuar nga Avni Mula, që mban titullin “S’ka më mirë se të jesh shkodran”. Njiheni si këngëtarja e këngëve shkodrane, por keni kënduar edhe këngë çame… Janë këngë shqiptare, i këndoj me shpirt se edhe është në genet e mija. Jam vajzë e lindur e rritur në Shkodër, pra shkodrane, me origjinë familjare nga Saranda, ndërsa nëna e babait është nga Çamëria. Ka ardhur ashtu si e këndon Mefaretja mësuar nga dy mjeshtrit e këngës çame, Refati dhe Shaban Zeneli. Kënga Çame që fitoi çmim të parë “Çelo Mezani” është orkestruar me çifteli, fyell, gjeth, klarinet, oboe, daulle, pra si këndohet nga Shkodra, por pa prekur vijën melodike të mësuar nga mjeshtrit, Pse a s’është fyelli edhe nga jugu? Pse ishte e veçantë ndaj edhe u shqua nga 28 shtete që morën pjesë në Festivalin Folklorik të organizuar në Turqi.

Në një nga albumet tuaja, të bën përshtypje përzgjedhja e kujdesshme e këngëve. Gjen aty këngë me muzikë dhe motive nga të gjitha krahinat e Shqipërisë, nga jugu, nga veriu e nga Shqipëria e mesme. Pse kjo zgjedhje? Sepse kjo është Shqipëria ime. Me këtë pyetja më kthyet disa vite përpara e më kujtuat një aktivitet artistik që titullohej “Duam më shumë Shqipërinë”. Në këtë aktivitet kënduan të gjithë artistët që jetonin jashtë Shqipërisë. Po ne që e duam dhe s’e braktisëm asnjëherë vendin tonë? Me të mirat e të këqijat e tij jetuam gjithmonë këtu, me shpresën se një ditë do të bëhet Shqipëria dhe unë, kontribuoj për të mirën e këtij vendi si bijë besnike. A mund të veçoni një këngë që e keni më shumë për zemër? Eh, kënga nuk është si dashuria që vetëm njëherë vjen dhe e përjeton, por si vera, që sa më shumë pi aq më shumë të pëlqen. Ju jeni larguar nga Shkodra dhe keni ardhur në Tiranë.

E ndieni mungesën e Shkodrës? Nëse po, ç’ju mungon më shumë nga ajo? Më mungojnë fort, sinqeriteti, humori, dashamirësia, pijedashësit, ai bashkëbisedim i kandshëm me kojshitë, klubi “Vivaldi’” ku mblidheshin artistët me familjarët e tyre e këndohej, luhej solo në instrumente, tregoheshin barcaleta, vallëzonim, oh sa bukur. Shumë nga vitet tuaja artistike ishin gjatë periudhës moniste. Si e mbani mend atë kohë? Gjëja më e keqe e atij regjimi ishte e ashtuquajtura lufta e klasave, që përfshinte internime, pushkatime, rini pa të drejtë studimi, punë krahu të detyruar, etj. Nga Saranda, Vlora e pjesa tjetër e vendit, përdornin këto shprehje kur donin të të dallonin e të fyenin, kulak, të deklasuar, biografi të keqe, armiq. Në Shkodër thuhej: “Zotnijtë që nuk i do Enveri”. E hajde mos e duaj këtë qytet që e ka tregu vedin në çdo kohë. A ka pasur pengesa në rrugën tuaj të muzikës dhe a keni pasur zhgënjime? Nuk ka rrugë pa pengesa, të bëjnë më të fortë. Zhgënjime? Varet se sa kanë qenë të rëndësishme në jetën time. A ndjeni dhimbje për diçka që ju ka mbetur e pa realizuar, dhe a keni pengje? Jam e mbushur me çmime, përfaqësime brenda e jashtë Shqipërisë pothuajse në gjithë botën. Po kam një peng se duhet të bëja me shumë, por edhe s’jam, sepse edhe sa kam arritur e kam arritur me shumë sakrifica. Kam patur nënën 25 vjet të paralizuar dhe kemi jetuar bashkë.

Se kam patur të lehtë të jem bashkëshorte, nënë, bij, artiste. Sipas jush, cili është politikani më i zgjuar shqiptar pas viteve `90? Më lejoni t’ju përgjigjem me një pyetje: Po sipas jush, cili është politikani që ka lënë gjurmë me punën e përkushtimin e tij për këtë vend!? Çfarë ju bën të lumtur në këto kohë? Jeta ime, familja, shëndeti, harmonia. Ç’mendim keni për muzikën e sotme shqiptare? Po ecet mirë, por me hapa të ngadaltë, mos të harrojmë me kushtet e mundësitë që kemi sot. Ajo që më shqetëson më shumë, vlerat e muzikës shqiptare po mbyten nga antivlerat. Si i shihni artistët e rinj? Ne jemi një vend në tranzicion prej afro 24 vitesh dhe artistët e rinj kanë kohë që ta gjejnë vendin e tyre. Dhe cilin shihni si çelës suksesi për karrierë artistike? Profesionalizmin dhe shpirtin artistik. Keni menduar ndonjëherë të merreni me politikë? E kam amanet nga babai që kurrë të mos i afrohem.

SHARE