U kapën në furgonin plot me kanabis, ja emrat e dy të arrestuarve

0
161

Policia e Shkodrës kapi një sasi droge në aksin Shkodër-Hani Hotit. Mësohet se në pranga kanë përfunduar 2 persona.

Dy të arrestuarit mësohet se janë identifikuar si Fatbardh Hoxha, 26 vjeç dhe Klejdi Xeka, 30 vjeç.

Po ashtu janë sekuestruar edhe dy makina, një Golf dhe një Benz.

Deklarata e Policisë së Shkodrës:

Sot me datë 15.11.2017 nga efektivet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me efektivët e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe u finalizua me sukses operacioni policor “Ndalesa e Fundit” ku u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Fatbardh Hoxha 26 vjeç, banues në Komes, Fushë Krujë

Kledi Xeka 29 vjeç, banues në fshatin Halilaj, Fushë Krujë.

Si dhe u bë shpallja në kërkim si bashkëpunëtorë, i shtetasve:

A. B, banues në fshatin Kameras, Fushë Krujë

S. H. banues në fshatin Kameras Fushë Krujë,

E. X. banues në fshatin Kameras Fushë Krujë,

Arrestimi i shtetasit Fatbardh Hoxha u bë pasi në afërsi të një karburanti në fshatin Grizhe, Malësi e Madhe, ju gjetën dhe sekuestruan në cilesinë e provës materiale rreth 70 kg Cannabis Sativa të cilen e kishte në automjetin tip Golf 5 me targë AA077RZ.

Gjithashtu arrestimi i shtetasit Kledi Xeka u bë pasi në bashkëpunim me personat e tjerë i cili ishte në drejtim të mjetit Golf 5 me targa AA 911 RV po shoqëronin shtetasin Fatbardh Hoxha për transportimin e lëndës narkotike.

Ndërsa shtetasit e shpallur në kërkim sapo kanë parë policinë janë larguar, pasi të dy mjetet kanë qënë të parkuara tek karburanti.

Janë ngritur pika kontrolli dhe po punohet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe bashkëpunëtorëve të tjerë.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotike?ve e kryer në bashkëpunim”.

SHARE