Elisona tregon gjithë të vërtetën për videon porno të Donaldit

0
184

“Big Brother” nuk ishte ashtu siç e kishte imagjinuar Elisona, e as Donaldi, i dashuri i saj që e shoqëronte në këtë eksperiencë. Çifti i dha fund lidhjes menjëherë sapo doli nga shtëpia, ndërsa thanë gjatë spektaklit të së shtunës se marrëdhënia e tyre i pengonte.
“Nuk përshtateshim”, tha Donaldi menjëherë sapo doli nga “Big Brother”, ndërsa partnerja e tij Elisona u përball edhe me një tjetër surprizë, videon pornografike të të dashurit të saj.

Ish-banorja e “Big Brother” tha se Donaldi nuk i kishte folur kurrë për një video të tillë, ndërsa gjatë një prononcimi për “Tabloid.al”, ka treguar gjithashtu edhe që e ka falur.

“Nuk ja kam hapur fare si temë Donaldit dhe nuk dua që ky muhabet të hapet më. Do ta kisha falur për videon nëse gjërat shkonin mirë mes nesh. Ka qenë jeta e tij private dhe për disa gjëra nuk flitet gjithmonë. I falur është”, ka thënë Elisona.

Më tej ish-banorja tregon se ka folur me ish të dashurin e saj, janë sqaruar dhe kanë marrë një vendim të përbashkët për lidhjen.
“Kemi folur bashkë dhe jemi sqaruar. Kemi ngelur miq shumë të mirë dhe kemi respekt për njëri-tjetrin. Tani jemi thjesht shokë”, shpjegon ajo.

Sa i takon natës së spektaklit, kur u njoh edhe me videon në fjalë dhe reagimit që pati atë natë, Elisona shprehet, “Unë reagova ashtu sepse nuk dija asgjë. Ajo video është bërë përpara tre vitesh, kur unë nuk njihesha fare me Donaldin”, duke përgënjeshtruar kështu të gjitha thashethemet se në video ishte ajo.

 

 

SHARE