Horror në Greqi/ Shqiptari digjet i gjallë në makinë

0
267

Një ngjarje horror ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen “Vuliagmeni” në Athinë, ku një person është djegur i gjallë brenda makinës.

Hetuesit grekë thonë se targat e makinës së djegur i përkasin pikërisht një shqiptari 50-vjeçar që mendohet të jetë viktima, ndërsa identitetin e tij nuk e kanë bërë me dije.

Automjeti shpërtheu në flakë pak para orës 10:00 pranë portit sipas orës lokale, dhe kur zjarrfikësit mbërritën në vendngjarje u përballën me një pamje të tmerrshme. Makina tip Citroen ishte djegur tërësisht, po kështu edhe viktima që ndodhej në sediljen e shoferit.

Hetimet paraprake kanë treguar se zjarri nisi nga brenda automjetit, kurse shkaqet janë ende të paqarta.

Kufoma është dërguar në departamentin e mjekësisë ligjore për t’u kryer autopsia. Nga ana tjetër, Policia e Athinës ka nisur hetimet për ngjarjen dhe ka lënë të hapura të gjitha pistat.

SHARE