Vala e të nxehtit, Maqedonia të premten në fazën e verdhë

0
233

Sipas njoftimit të meteo-alarmit nga shërbimi për punë hidrometeorologjike, gjatë ditës së nesërme (e premte), në të gjithë vendin do të ketë temperatura të fazës së verdhë, ku qytetarët e vendit duhet t’i respektojnë rekomandimet e përgjithshme për mbrojtje nga temperaturat e larta.

Ministria e Shëndetësisë njofton se mbrojtja nga ekspozimi i drejtpërdrejtë në diell nuk duhet neglizhuar, ndërsa rekomandohet shmangia nga qëndrimi jashtë nga ora 11:00 deri në orën 17:00.

Ekspertët në Ministrinë e Shëndetësisë sugjerojnë veshje të rrobave të lehta, kurse gjatë ekspozimit të drejtpërdrejtë ne diell të mbajnë syze mbrojtëse dhe kapelë (ngjyrat e hapura reflektojnë dritën), të konsumohet ushqim i lehtë dhe lëngje, sidomos të bëhet kujdes gjatë përgatitjes dhe konsumimit të ushqimit, si dhe të shmangen produkte termikisht të papërpunuara, si për shembull majoneza nga vezët e shtëpisë dhe të konsumohet me kujdes akullorja dhe kremrat e ndryshëm.

Ministria nënvizon nevojën për konsumim më të madh të lëngjeve, preferohet ujë, dhe të shmangen pijet alkoolike.  Të sëmurëve kronik ju rekomandohet dhe ju këshillohet që rregullisht të marrin terapinë e caktuar.

“Gjatë këtyre ditëve shumë të nxehta, qëndroni në ambiente të mbyllura (kryesisht të klimatizuara) dhe kur është e nevojshme të qëndroni jashtë gjatë kësaj periudhe, gjeni mundësi për pushime më të shpeshta nën hije”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

SHARE