Penalja pranoi aktakuzat për rastin “TNT”

0
207

Gjykata Penale e pranoi akuzën në rastin “TNT”. Ish kryeministri Nikolla Gruevski dhe ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski do të ulen në bankën e të akuzuarve. Katica Janeva i ndjek penalisht, sepse ndoshta në mënyrë të paligjshme e kanë rrënuar kompleksin “Kosmos” të biznesmenit Fiat Canoski. Përveç tyre, është akuzuar edhe ish-kryetari i komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski, sepse ndërtesa që e ndërtoi Canoski gjendet në territorin e kësaj komune. Rrënimi i “Kosmosit” është gjithashtu pjesë e bombave tashmë të publikuara nga LSDM.

Mile!Urdhëro? Ajo që më shkrove ti. Nuk ka nevojë ta përfundojmë, pasi është e papërdorshme, ne e kemi kryer punën. Nuk na duhet aspekti vizual, siç thua, në këtë rast. Lëshova fotografi. Tani kishte në Alfa një regjistrim shumë të mirë. Çfarë ka në Alfa? Ishte dhënë shumë incizim i bukur, si shpërthimi dhe një deklaratë të tij. Dhe çfarë thotë ai? Ndërtesa është e fortë, nuk mund ta rrënojnë? Jo, thoshte shkatërrojeni më shpejtë, unë sërish do ta ndërtoj. Unë mendoj të mos…nëse është e papërdorshme siç thua, të mos vazhdojmë, le ta prish deri në fund ai. Tërësisht, fluturonin në ajër, nuk e di se si qëndron ajo.

Për rrënimin e ndërtesës së Fiat Canoskit janë akuzuar shtatë persona. Nikolla Gruevski është i dyshuar për urdhrin që shkatërrimi i kompleksit të bëhet me dinamit. Gjykata e Apelit dy javë më parë vendosi që bisedat e përgjuara rreth rastit të mund të dëgjohen në sallën e gjyqit duke ndryshuar kështu vendimin e Penales, me të cilin bisedat e përgjuara ishin përjashtuar si mundësi e materialit dëshmues.

SHARE