Ariana Fejzullahu plot me stil

0
436

Tashmë kur nuk i kanë mbetur edhe 1 muaj e pak ditë deri në fundin e stinës së vjeshtës, fytyrat publike nuk po e lëshojnë nga dora mundësin e të shkrepurit fotografi në këtë stinë të artë

Dhe tani, Ariana Fejzullahu, 30 vjeçare, ka publikuar një fotografi ku ajo shihej e veshur me një pallto ngjyrë të verdhë.

Natyrisht tashmë kjo ngjyrë është futur në trend dhe përshtatet shumë me ngjyrën që marrin gjethet e pemëve të cilat nisin të vyshken, por që i japin shumë hijeshi natyrës.

Nëna e tre fëmijëve të cilat ajo në përshkrimin e saj të shkurtër në llogarinë në Instagram, i quan tre engjëj, nuk ka si të duket ndrysh pos si një zonjë e vërtetë dhe me stil.

Ajo u bë e njohur me t’u bërë nuse në shtëpinë e familjes Fejzullahu, duke marrë kështu vëmendje aq sa edhe burri i saj Ermal Fejzullahu i cili tashmë ka kohë që është e estradës shqiptare.

Fejzullahu është goxha aktive në llogarinë e saj në “Instagram”, aty ku ndiqet nga më shumë se 128 mijë ndjekës, dhe ka të publikuara gati 600 postime.

Ajo është shembull i të veshurit bukur dhe me stil dhe duket qartë se ka çejf të mbetet nën vëmendjen e mediave.

SHARE