Nuk ka dasëm! Shuhen zërat për nusen e ardhshme të Albi Nakos

0
267

Një foto e shpërndarë dhe një koment me humor bëri që të shpërthejnë lajmet rozë për një martesë të mundshme mes koreografit Albi Nako dhe balerinës e moderators së njohur Hueyda El Saied

Tashmë të dy të divorcuar, dhe kjo deklaratë gjeti vend për dyshime. Por vetë Hueyda ka sqaruar këtë të shtunë se bëhet fjalë për humor, pasi mes saj dhe Albit ka miqësi të pastër.

“Te nderuar miq gazetare te shtypit roze, ju lutem qetesohuni ! Une e di qe ju e doni fort Albin si dhe vdisni te kerceni Napolinin apo Pogonishten. Ju siguroj qe kur te martohet do te jem deshmimtarja e dasmes se shokut tim te ngushte e do te kercej e kendoj pareshtur… Fundjave te kendshme !”, shrkaun ajo.

Hueyda El Saied rrëfeu së fundi se i ka dhënë fund martesës me bashkëshortin e saj francez, ndërsa Albi Nako i dha fund historisë së dashurisë me balerinën e njohur Klaudia Pepa.

SHARE