Gruevski dhe Zaev sot në gjykatë

0
229

Në një kohë, nga ora 11:00 sot në Gjykatë Penale në Shkup duhet të jenë prezent kryeministri dhe ish-kryeministri i Maqedonisë.

Nikolla Gruevski do të jetë para gjykatësit për lëndën e Prokurorisë Speciale Publike ”shuplakat në Komunën Qendër” kurse Zoran Zaev për rastin ”Rryshfeti”, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Gruevski së bashku me 13 persona tjerë janë të dyshuar për nxitje të dhunës në lidhje me rastin e vitit 2013 në mbledhjen e Këshillit komunal të Komunës Qendër.

Zaev është i dyshuar në rastin ”Rryshfeti” kinse ka kërkuar rryshfet nga një sipërmarrës nga Strumica.

SHARE