Diellza tregon më shumë detaje për “Ballon Shqiptare 3”

0
185

Është e vetmja ngjarje që vë në pah traditën dhe kulturën e bukur shqiptare

“Ballo Shqiptare” para dy viteve kishte filluar si një ide nga dy ikonat e bukurisë shqiptare Diellza Kolgeci e Afërdita Paqarada.

Vetëm pak kohë ka mbetur deri në edicionin e tretë të “Ballo Shqiptare” dhe tashmë kjo ngjarje është shndërruar në një mbrëmje kulturore që promovon traditën e bukur shqiptare.

Diellza Kolgeci njëra nga organizatoret e kësaj balloje ka thënë për Express se kjo ngjarje do të mbahet më 2 dhjetor në Swiss Diamond.

“Edhe këtë vit do te mbahet në Swiss Diamond hotel me 2 dhjetor. Ballo Shqiptare më lindi si ide para shumë viteve duke pa që shumë shtete, popuj kishin ballo pse te mos kemi edhe ne diçka te tillë.

Ballo do të thotë vallëzim dhe ne kemi shumë valle të bukura kështu që unë desha që nëpërmes ballos shqiptare ti kujtojmë e mos ti harrojmë vlerat, kulturën, traditën tonë”, është shprehur bukuroshja Kolgeci.

Në ballo zakonisht prezantohet ushqimi, veshjet dhe vallet e bukura tradicionale shqiptare të rajoneve të ndryshme.

E kur jemi te veshja, kodi i veshjes në ballo duhet të jetë solemn si dhe preferohet detaj nga veshja kombëtare.

Natyrisht nuk do të mungojë as muzika e befasi të shumta në këtë mbrëmje me mysafirë të shumtë e fytyra të njohura publike.

Edhe sivjet Diellza e Afërdita do të ndajnë një mirënjohje për të gjithë ata që kanë dhënë kontribut për artin e kulturën.

“Ballo Shqiptare”, çdo vit përkrahet nga institucionet e vendit. Diellza ka falënderuar në veçanti kryeministrin Haradinaj i cili që në fillim i ka mbështetur.

SHARE