VMRO-DPMNE ka një skenar për të formuar Qeverinë?

0
124

VMRO-DPMNE është e gatshme të formojë Qeveri me partitë shqiptare, duke pranuar të gjitha kërkesat e partive shqiptare.

“Ka sinjale dhe janë ofruar që të formojmë Qeveri gjithëpërfshirëse, duke pranuar të gjitha kërkesat e shqiptarëve, përfshirë ato në platformën e Tiranës. I kanë 49 numrat dhe plus numrat e partive shqiptare përbëjnë koalicionin qeverisës. Por vështirë do të jetë e realizueshme kjo, sepse askush nuk shkon me Gruevskin”, theksoi për INA, përfaqësuesi i partisë shqiptare.

VMRO-DPMNE sipas tij, ofron zgjidhjen e çështjes së gjuhës me ligjin e ri që është propozuar nga LSDM, ndryshimin e stemës, hymnit dhe kërkesa tjera etnike, ndarje të plotë proporcionale dhe zhvillim të komunave shqiptare përmes fondeve qeveritare, presidentin koncensual që do të jetë një emër i pranueshëm për të gjitha komunitetet si dhe zgjidhjen e emrit për ti hapur rrugë integrimit euroatlantik.

VMRO-DPMNE siç mësohet ka bërë këtë ofertë indirekte përmes disa njerëzve të saj, pasi që ka vërejtur taktizimet e liderit të LSDM dhe kryeministrit Zoran Zaev lidhur me kërkesat e shqiptarëve dhe pozicionet e tyre në Qeveri, ku Zaev ka rritur fuqinë dhe veprimet e njëanshme pas fitores në zgjedhjet e fundit lokale. Në VMRO-DPMNE nuk ka zëra zyrtar për një mision të këtillë të tyre.

SHARE