Zbulohen detaje të reja, ja kush është 33 vjeçari i vrarë në Prishtinë dhe 19 vjeçarja e plagosur

0
240

Policia fillimisht kishte pranuar informacionin për një plagosje dhe në momentin e daljes në vendin e ngjarjes kishte gjetur tri gëzhoja që i përkasin armës së shkurtër.

Krimi kishte ndodhur kur nga një veturë që dyshohet të jetë “Ford” ose “Fiat” ngjyrë e kuqe është shtënë me armë në drejtim të katër kalimtarëve.

Sipas informacioneve që ka siguruar Indeksonline brenda policisë, mësohet se në veturën e dyshuar, targat e së cilës nuk i dihen, kanë qenë tre ose katër persona të dyshuar ku njëri prej tyre kishte shtënë me armë në drejtim të viktimave.

Fillimisht nga këto të shtëna të lënduar kishin mbetur dy persona, ku i plagosuri Nehat Sahiti si pasojë e plagëve të marra rreth një orë pasi ishte plagosur ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Kurse e lënduara Rijada Curri ka marrë gërvishtje në shuplaken e dorës se majtë dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Media ka siguruar edhe emrin e personit tashmë të identifikuar i cili është në kërkim, një 20-vjeçar, por për shkaqe të hetimeve emrin e tij nuk e publikon.

Të gjitha njësitet përkatëse të policisë së Kosovës dhe prokurori i shtetit i janë përgjigjur rastit dhe janë duke u marrë me hetimin e këtij rasti.

Vritet 33 vjeçari në Prishtinë, mbetet e plagosur 19 vjeçarja

Një person është vrarë me armë zjarri në orët e para të mëngjesit në Prishtinë, kurse një femër ka mbetur e plagosur.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Fehmi Agani”.

“Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me plagosje ku nga arma e zjarrit, janë plagosur viktimat: N. S , 33 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar, R. C, 19 vjeç, femër, shtetase Kosovare , (e lënduar lehte),të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, mirëpo njëri nga viktimat (N.S), nuk ka mundur t’i përballojë, plagët e shkaktuara nga arma e zjarrit dhe rreth orës 04:00, nga QKUK-ja jemi njoftuar se viktima ka ndërruar jetë”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës në një komunikatë për media.

“Aktualisht policia ka arrite që të identifikoj një person si të dyshuar të mundshëm dhe është duke punuar për arrestimin e tij. Ndërkohë që hetuesit policor, me një intensitet të shtuar kanë ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore, në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin, i cili është cilësuar si Vrasje e rëndë”, bëhet e ditur në njoftimin e Policisë.

SHARE