Zoran Zaev: Mjekët specialistë do të kenë pagë prej 100.000 denarë

0
267

Deri në fund të mandatit, siç kemi premtuar, mjekët specialistë në Maqedoni do të kenë pagë mujore 100.000 denarë dhe paga e përgjithshme e të punësuarve në sektorin e shëndetësisv do të rritet me një dinamikë motivuese që ata të mbeten në vend, tha kryeministri Zoran Zaev duke u përgjigjur në pyetjen e deputetit Antonio Milloshoski.

“Qëndrojmë në premtimet tona dhe do të kishte mjete për rritje 15 për qind gjatë vitit 2018, nëse ju nuk do të kishit punuar aq armiqësisht ndaj shtetit dhe ne tani kemi obligim të paguajmë 60 milionë euro detyrime vetëm në sektorin e shëndetësisë në 120 institucionet shtetërore të shëndetësisë”, tha Zaev.

Siç theksoi Zaev se 5 për qind rritje e pagës në shëndetësi nënkupton 5 milionë euro, pra 15 për qind do të nënkuptonte 15 milionë euro në buxhetin shtetëror.

“Mjete të parpara në shumën shtesë prej 1 miliardë e 100 milionë denarë janë për problemin e specializantëve, që ishte një ndër premtimet tona parazgjedhore”, theksoi Zaev duke rikujtuar se ky grup i mjekëve është tanimë i paraparë në Buxhetin e vitit 2018.

SHARE