Sherr mes kushërinjve shqiptarë në Itali

0
235

Sherri mes dy kushërinjve shqiptarë ka degjeneruar në përplasje fizike mes tyre deri ne perdorimin e armeve, fatmiresisht pas sjelle te lenduar.

Ngjarja ka ndodhur në Bolonja të Italisë, ku “Ansa” raporton se policia ka arrestuar një 29-vjeçar shqiptar, rezident në Faenza. Alarmi u dha mbrëmë kur në qendrën operative të policisë erdhi një telefonatë, se një person qëndronte i shtrirë përtokë në rrugën ‘Cardelli’, ndërsa ishte dëgjuar dhe një e shtënë me armë.

Sapo karabinierët mbërritën në vendin e ngjarjes, i dhanë ndihmë 34- vjeçarit shqiptar dhe më pas e transportuan në urgjencë. Pas hetimeve, policia arriti të identifikonte dhe denonconte agresorin, ndërkohë që është sekuestruar një pistoletë tip ‘Walther’

SHARE