Prokurorja Fetai reagon ashpër ndaj vonesës së Gruevskit

0
209

Nikolla Gruevski i akuzuar i parë në rastin “Dhuna në Qendër” përsëri është vonuar në seancën e sotme. Ai ka hyrë në gjyq pasi është hapur seanca, ndërsa prokurorët, avokatët, të akuzuarit tjerë dhe gazetaret veçmë kanë qenë brenda. Në këtë ka reaguar prokurorja Fatime Fetai.

“Vonesa e sotme prej 17 minuta e njërit nga të akuzuarit dhe vonesa prej 19.35 minuta e të akuzuarit të parë Nikolla Gruevski, tregon se nuk kanë respekt elementar dhe në seancën e ardhshme kërkoj që gjyqi të ndërmerr gjitha masat në arritjen e tyre me kohë. Potencoj se nuk kërkoi falje për vonesën”, ka thënë Fetai.

Seanca e radhës është caktuar të mbahet më 7 dhjetor.

SHARE