Një 18-vjeçare shqiptare rrëmben kurorën e Miss-it në Itali

0
160

Një 18-vjeçare me origjinë shqiptare ka tërhequr çmimin më të rëndësishëm në spektaklin e më të bukurës në Itali. Denise Ayroldi rrëmbeu kurorën e Miss Italia Lombardia. Ajo është shpallur më e bukura mes 130 bukurosheve të tjera. Vajza me origjinë shqiptare arriti të fitojë votat e jurisë me bukurinë e saj mahnitëse, raporton Giornaledibrescia.it.

18-vjeçarja është vajza e një italiani dhe një gruaje shiptare, e cila është zhvendosur herët në vendin fqinj. Konkursi i bukurisë u zhvillua mbrëmjen e së dielës. Denise adhuron kuzhinën dhe modën, por ëndërron të ndjekë gjurmët e babait të saj dhe të bëhet avokate.

SHARE