Jetmir Rexhepi – 25 vjet Karrierë Artistike

0
308

Mbrëmë u mbajt koncerti i “25 vjetorit të karierës” të këngëtarit të mirënjohur i këngës së pastër shqipe Jetmir Rexhepi,ku musafir ishin Ansambli Kombëtar “Shota” nga Kosova, Sh.K.A.Sh “Xheladin Zeqiri” Tetovë dhe këngëtarë/e nga Tetova.

Sekretari shtetëror i Ministrisë së Kulturës në Republikën e Maqedonisë, z. Valmir Aziri në kuadër të Manifestimit “Tetova Feston Nëntorin”, i ndau mirënjohje këngëtarit të njohur Jetmir Rexhepi, me rastin e 25 vjetorit të karrierës së tij për punën artistike dhe kontributin e dhënë në sferën e kulturës.
Në fjalën e tij sekretari Aziri përshëndeti të pranishmit, falemenderoi z.Veton Firzin sekretarin e Ministrisë së Kulturës të R.Kosovës për pjesëmarrjen e tij në këtë manifestim si dhe uroi z.Rexhepi për karrierën e suksesshme 25 vjeçare në skenën e muzikës shqiptare.

“Të dashur miq,shokë,dashamirët e mij dhe ju publik i dashur ju falemenderoj nga zemra për përkrahjen që ma keni dhënë 25 vite me rradhë,duartrokitjet e juaja më kanë motivuar që të qëndroj besnik këngës së pastër Shqipe dhe skenës.
25 vite në skenë bashk me ju”
Respekt Jetmir Rexhepi

SHARE