Dy gra në gjendje të rëndë shëndetësore, transportohen me helikopter në Tiranë

0
205

Dy gra me probleme akute shëndetësore u transportuan para pak minutash pranë Qendrës Spitalore Universitare, falë ndërhyrjes së Njësisë së Helikopterëve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Një 53 vjeçare nga fshati Noj I Krujës, fshat i cili është krejtësisht I mbuluar nga uji, u arrit të shpëtohej nga ekipi I mjekëve dhe infermierëve, me misionin e kryer në një terren tejet të vështirë.

Aktualisht zonja po i nënshtrohet ndërhyrjes kirugjikale në Urgjencën e QSUT-së.

Një tjetër mission shpëtimi u krye para pak minutash në Zallbastar, ku një 39-vjeçare u transportua në QSUT me probleme akute intoksikimi.

SHARE