Fillon ceremonia e hedhjes së shortit, shumë yje prezent në ngjarje

0
140

Ka filluar ceremonia e hedhjes së shortit për Kampionatin Botëror Rusia 2018.

Ishte presidenti i Rusisë, Vladimit Putin, ai që ka hapur ceremoninë, duke iu uruar mirëseardhje të gjitha kombëtareve që do të jenë të pranishme në këtë event madhor.

11 qytet dhe 12 stadiume do ta presin Kampionatin Botëror, ku Rusia ka investuar shumë dhe sipas FIFA-s do të jetë njëri ndër më të bukurit të organizuar.


Pas presidentit rus, Putin, fjalën e mori, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, i cili foli mbi investimet dhe formatin e këtij Kampionati Botëror.

Shumë yje të mëdha janë pjesëmarrës në këtë event, me Pele, Diego Maradona, Lothar Mathaus, Fabio Cannavaro, Miroslav Klose e shumë të tjerë.
Dy yjet e mëdha u përshëndetën mes vete para se të fillojë eventi.
Klose e dorëzoi Kupën e Botës të fituar nga Gjermania para tri vitesh në Brazil.

SHARE