OBRM-PDUKM shpreh pakënaqësinë nga lirimi i të burgosurve të rastit “Monstra”

0
169

OBRM-PDUKM me një kumtesë reagon ndaj lirimit të të burgosurve nga rasti “Monstra” dhe arrestimit të aktorit Vllado Jovanovski dhe regjisorit Boris Damovski.

“Gjykata nën presion politik dje liroi nga burgu persona të akuzuar për terrorizëm dhe si kusht për mbrojtje në liri për vrasjen e pesë djemve të rinj te liqeni i Smillkovës, caktoi paraqitje dy herë në javë te gjykatësi i lëndës. Ai sistem i njejtë gjyqësor i ndryshoi vendimet nga arresti shtëpiak në paraburgim për aktorin Vllado Jovanovski dhe regjisorin Boris Damovski”, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM-së.

Në kumtesën e OBRM-PDUKM-së thuhet se Zoran Zaev dhe organet e hetuesisë nën kontrollin e tij, jo vetëm që krijuan dhe procesuan akuza për terrorizëm, por më shumë kanë besim tek vrasësit e Smillkovës se do të paraqiten rregullisht në gjykatë, se sa patriotëve maqedonas.

SHARE