Gostivar, therje me thikë për 100 euro dhe një celular

0
199

Në qytetin e Gostivarit ka ndodhur një rast i përgjakshëm mbrëmë rreth orës 18:30 minuta, kur një person ka tentuar të plaçkitë dikë.

Sipas Policisë, personi E.N ka tentuar që t’ia merr me dhunë 100 euro dhe telefonin celular personit D.K.

Pas dështimit, E.N ka nxjerrë thikë dhe ka arritur që ta përgjakë personin D.K. I lënduari është trajtuar në spitalin e Gostivarit dhe është lëshuar për në shtëpi.

Policia ka ndërmarrë masa për të ndriçuar këtë rast.

SHARE