PSP miraton aktakuzën për rastin “Arka”

0
135

Këshilli për Vlerësimin e Aktakuzës së Gjykatës Themelore Shkupi 1 e ka miratuar aktakuzën e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) për rastin “Arka”.

Në këtë rast të akuzuar janë ish-ministri i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), Sasho Mijallkov, ish-shefi i Drejtorisë së Pestë, Goran Grujovski, i cili pritet të ekstradohet nga Selaniku, ish-shefi i Kabinetit të Mijallkovsit, Toni Jakimovski dhe ish-ndihmësministri i Punëve të Brendshme, Nebojsha Sajkoviq se i kanë shfrytëzuar paratë e shtetit për furnizim me softver nga jashtë gjoja se për nevojat e Drejtorisë së Pestë.

Gjykimi për këtë lëndë akoma nuk është caktuar.

“Makfaks” publikoi se avokatët e mbrojtjes janë ankuar, ndërsa vendimin për akuzën e kanë marrë gjykatësit e Gjykatës së Apelit.

SHARE