Humbja ndaj Feynordit, Elseid Hysaj përballet me kritika

0
184

Napoli i Hysajt nuk mundi ta kalonte grupin në Champions League, pasi jo gjithçka e kishte vetë në dorë. Fati i napoletanëve varej edhe nga rezultati i ndeshjes në Ukrainë mes Shakhtarit dhe Mançester Sitit.

Napoli u mund 2-1 nga Fejnord në Holandë dhe në vlerësimin e lojtarëve për këtë ndeshje nga Eurosport, bie në sy fakti që Elseid Hysaj është konsideruar nga më të dobëtit për ekipin e tij.

Hysaj është vlerësuar me notën 5. Më keq se ai ka bërë vetëm mbrojtësi i qendrës Albiol, i vlerësuar me notën 4, ndërsa Martens dhe Kalehon kanë marrë të njëjtën note me mbrojtësin kuqezi.

Ja çfarë shkruan Eurosport për Hysajn:

Elseid HYSAJ 5 – Në të majtë shtyn pak përpara dhe lë shumë hapësirë. Nuk është aty ku duhet.

SHARE