Pesë arsye për të blerë Renault Kadjar? (Foto/Video)

0
274

Mundësia për tu bërë me veturë të rë është tani. Kosovarët kanë ofertën më të mirë në treg nga Renault. Kjo pasiqë Renault po feston përvjetorin e saj në Kosovë dhe me këtë rast ka lëshuar ofertat më të mirë për blerësit e Renault Kadjar.

Në njoftimin zyrtar të AutoMita, kompanisë që përfaqëson Renault në Kosovë thuhet se duke filluar prej këtij muaji, blerësit e modeleve të reja të veturave Renault Kadjar, do të marrin edhe një listë me shërbime tjera shtesë, të cilat përfaqësojnë mundësinë më të mirë në treg që është lëshuar ndonjëherë.

Ata që blejnë vetura në përvjetorin e 5-të do të marrin edhe 5 vite garancion për veturë, 5 servisime falas, 5 vjet asistencë rrugore për veturën, 5% normë interesi për autokredi, si dhe 5 aksesorë falas. Renault Kadjar ndan shumë komponentë me modelin e veturave Nissan Qashqai, kjo në saje të aleancës mes Renault dhe Nissan. Çmimi i Renault Kadjar fillon prej vetëm 17,990 euro!

Kadjar 2017 për herë të parë është prezantuar në panairin e automobilave në Gjenevë të Zvicrës gjatë muajit mars të këtij viti. Kjo lloj veture është paksa më e madhe se Qashqai, përkatësisht është 4.45 metra i gjatë, 1.84 metra i gjerë dhe 1.6 i lartë. Ndërsa ka një bagazh prej 42 litrash, përkatësisht 472 litra me ulëset.

Kadjar bën pjesë në segmentin C të veturave ‘Crossover”. Bëhet fjalë për një model inovativ dhe tejet atraktiv, me një stil të jashtëm fluid dhe atletik, derisa pjesa e brendshme përveç që është sportive, është edhe tejet e rafinuar, ku janë përdorur materiale të kualitetit të lartë. Posedon motorin 1.5 litërsh me naftë, i cili është modeli më ekonomik.

Shpenzimet e modelit ekonomik llogariten të jenë rreth 3.8 litra për 100 kilometra, ndërsa rëndësi të veçantë i kanë kushtuar emetimit sa më të vogël të gazrave, përkatësisht emeton CO2 vetëm prej 99g/km.

SHARE