Çfarë po ndodh mes Ledrit dhe Marina Farës?

0
217

Marina Fara ka marrë një famë nëpërmjet rrjeteve sociale, dhe kështu jeta e saj gjithmonë ngjall kuriozitet. Ajo është përfolur shumë për lidhjet e saj por së fundmi mediat rozë flasin për një histori mes saj dhe reperit Ledri Vulaj. Sipas Panoramës, ata janë parë shumë afër kohët e fundit, ku Marina e ka shoqëruar këngëtarin në shumë koncerte.

Fotot e fundit që dyshja ka postuar nëpër rrjetet sociale, i përforcojnë edhe më tepër këto fjalë. “Me më të mirin”, shkruante Marina Fara poshtë selfies me Ledrin.

Kjo foto komprometuese u pasua nga të tjera pranë reperit me mbishkrimin “last night”, që dëshmonte se ajo e shoqëron kudo nëpër koncerte. Marina ndërkohë është vendosur në Prishtinë për të qenë sa më afër reperit, i cili është duke shijuar suksesin e bashkëpunimit me Noizyn me klipin ‘Dje&Sot’. Vetëm dy ditë më parë, Marina postoi foto nga një hotel në Prishtinë ku shkruante “si në shtëpi”, pozë që dëshmonte se ajo tani ndihet shumë ngrohtë dhe rehat në atë qytet.

Ditët e qëndrimit atje, Marina me profesion juriste i ka shfrytëzuar për të realizuar edhe një set të ri fotosh artistike me Veton Osmanin.

SHARE