Nuk i binden urdhrit për të ndaluar, shqiptarët godasin me makinë dy policë

0
167

Skenar filmash policorë, me protagonist dy shqiptarë e një maroken në Itali, të cilët janë arrestuar për plagosjen e dy policëve.

Ngjarja ka ndodhur në rrethinat e Brescias, mbrëmë rreth orës 23:00. Patrulla e policisë i ka bërë shenjë për të ndaluar një makine Mercedes, në të cilën ishin tre të huajt.

Drejtuesi i mjetit nuk iu përgjigj urdhrit për të ndaluar dhe u largua me shpejtësi. Një patrullë e dytë i zuri rrugën për ta ndaluar, por drejtuesi nuk ngadalësi dhe e goditi makinën e policisë dhe dy policët në të.

Ndërhyrja e policëve të tjerë solli bllokimin dhe ndalimin e tre personave, ndërsa policët u transportuan në spital, ku janë jashtë rrezikut për jetën dhe pritet të dalin pas dhjetë ditësh.

Dy shqiptarët dhe marokeni, të cilëve iu gjetën edhe disa doza droge, tani përballen me akuzat e rezistencës, dëmtim personi dhe mjeti, ndërkohë që mund të kenë edhe akuza të tjera.

SHARE