Largohet nga skena për shkak të shtatzënisë?

0
208

Manekinia Alessandra Ambrosio nuk do të jetë më pjesë e pistës së modës. Engjëlli i “Victoria’s secret”,sipas mediave amerikane, është duke pritur fëmijën e tretë.

Megjithatë, bukuroshja braziliane nuk ka konfirmuar lajmin. Pas revyve të fundit në Shangai, Alessandra ka vendosur të largohet nga pista e modës dhe t’i thotë lamtumirë modelimit.

Ajo ka njoftuar fansat përmes Instagramit, ku ka publikuar fotografinë dhe ka shkruar se po shkon në pension.

Bukuroshja braziliane, e cila në modelin hyri në moshën 12-vjeçare, thotë se nuk mund të përshkruajë se sa është falënderuese që ishte pjesë e brendit, i cili e inspiroi atë dhe shumë femra në gjithë botën, dhe nuk ka ëndërruar se do të bëjë 17 revy.

Për çdo rast, Alessandra nuk do të tërhiqet nga jeta publike dhe presim edhe më tej lajme të mira.

SHARE